Wenger: Nuk e vendosa unë kohën e largimit

Futboll

Wenger: Nuk e vendosa unë kohën e largimit

Më: 25 prill 2018 Në ora: 19:51
Arsene Wenger

Trajneri francez do të largohet nga Arsenali në fund të stinorit.

Pas 22 viteve në stolin e Arsenalit, Arsene Wenger ka vendosur të largohet nga klubi londinez.

Sipas tij vendimi për t’u larguar në këtë periudhë nuk ishte vetëm nga ana e tij, duke aluduar edhe në rrethanat që janë krijuar kohëve të fundit në klub, ku një numër i madh tifozësh kërkonte që ai të largohej.

“Koha e largimit nga Arsenali nuk ishte një vendim i marrë nga unë”, ka thënë Wenger.

Ndërkohë Arsenali është vënë në kërkim të pasuesit të Wenger dhe njëri prej favoritëve për të marrë këtë vend është Luis Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat