Barcelona shkarkon trajnerin

Futboll

Barcelona shkarkon trajnerin

Më: 25 prill 2018 Në ora: 20:11
Barcelona Gerard Lopez

Barcelona ka shkarkuar Gerard Lopez, trajnerin e skuadrës “B” dhe në vend të tij ka emëruar Francisco Javier García Pimienta, trajneri i ekipit U-19, i cili fitoi Champions League për të rinj, e quajtur “Youth League”, pas fitores së fituar nga Chelsea.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta katalanase “Sport”,  cila shkruan se Pimienta ka si detyrë të shpëtojë ekipin e Barcelona “B” nga rënia në kategorinë e tretë.

Barcelona “B” renditet në vendin e 20-të të Segunda Division, por është vetëm dy pikë larg mbijetesës.

Ndërkohë, trajneri i shkarkuar Gerard ka qenë futbollist i Barcelonës nga viti 2000 deri në vitin 2005 dhe ka luajtur gjashtë ndeshje me kombëtaren spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat