Mourinho: Wenger? Në të ardhmen mund të jemi miq të mirë…

Futboll

Mourinho: Wenger? Në të ardhmen mund të jemi miq të mirë…

Më: 25 prill 2018 Në ora: 20:15
Wenger dhe Mourinho

“Nëse më respekton gjysmën e asaj që e respektoj unë, mund të jemi miq të mirë në të ardhmen.” Jose Mourinho dhe Arsene Wenger nuk e kanë dashur kurrë njëri-tjetrin, kanë debatuar shpesh me njëri-tjetrin dhe gjatë një episodi thuajse janë zënë me duar, por “Special One” nuk i mban mëri 68-vjeçarit nga Franca, i cili në fund të sezonit, pas 2 vitesh, do të largohet nga Arsenal.

“Kam shumë respekt për të, – tregon Mourinho për “Sky Sports”, – por e vërteta është se kur erdha unë Arsenal ishte kampion në fuqi dhe në vitin 2004 doja t’i vidhja titullin. Ky është futbolli.”

“Kam një konsideratë të lartë për Wenger dhe jam përpjekur ta tregon gjatë viteve të fundit, ku nuk ka pasur probleme mes nesh. Më vjen shumë keq që pas Ferguson një tjetër “ikonë” po largohet nga Premier League,” – përfundoi trajneri i United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat