Ramos: Nuk kemi bërë ende asgjë, duhet t’a përfundojmë në shtëpi

Futboll

Ramos: Nuk kemi bërë ende asgjë, duhet t’a përfundojmë në shtëpi

Më: 25 prill 2018 Në ora: 23:35
Sergio Ramos

Sergio Ramos u paraqit në konferencë për shtyp pas fitores së sontme ndaj Bayernit dhe analizoi në përgjithësi ndeshjen.

”E vërteta është se e dinim se cfarë do të na gjente, Championsi e ka këtë, ishte një stadium madhështor dhe një ndeshje e madhe. Pavarësisht se kemi shënuar dy gola, ekipi ka qenë solid, u mbrojtë mirë. Njerëzit prisnin të fitojmë 0-3 por do të ishte e vështirë kjo, tani duhet t’a përfundojmë në shtëpi, nuk kemi bërë ende asgjë, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të kemi respekt maksimal për Bayernin, potencoi kapiteni i Real Madridit

.Më vështirë se në sezonin e kaluar:

"Ata shkonin për fitore dhe përfituam kur ishte rezultati 1-1, duke u mbrojtur mirë dhe e dimë se si ta vrasim ndeshjen kundër. Duhet të mësojmë nga këto gjëra që na bëjnë madhështor", vazhdoi më tutje.

"Asensio është një lojtar kyc për ne, kushdo inkuadrohet nga stoli luan mirë, duan të kontribojnë në grup dhe kjo është një nga gjërat që do të na lejojë t’i përmbushim objektivat tona", përfundoi Ramos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat