Joao Mario: Shpresoj të mbetem te West Ham

Futboll

Joao Mario: Shpresoj të mbetem te West Ham

Më: 26 prill 2018 Në ora: 06:09
Joao Mario

Fantazisti portugez, Joao Mario ka shprehur edhe njëherë kënaqësinë që po luan në Premier League, me skuadrën e West Hamit, ku është huazuar nga Interi.

Ai ka folur në prag të sfidës në shtëpi me Manchester Cityn tashmë kampion, teksa nuk la pa përmendur dëshirën për të vijuar të mbetet pjesë e skuadrës së Premier Leagues.

“Me Cityn do të jetë një sfidë shumë e vështirë, pasi ata janë një skuadër thuajse perfekte. Gjithsesi me ndihmën e publikut mund t’ia dalim të marrim rezultat pozitiv. Në Premier League po argëtohem shumë dhe shpresoj të mbetem gjatë këtu. Është vërtetë kampionati më i bukur në botë”, tha Joao Mario.

Portugezi është në pronësi të Interit, që e bleu për 45 milionë euro nga Sportingu i Lisbonës, teksa West Ham deri tani ka bërë vetëm një ofertë prej 15 milionë eurosh, për të blerë përfundimisht kartonin e tij.

Natyrisht që zikaltrit nuk kanë ndërmend të heqin dorë për në shumë të tillë qesharake, teksa Ausilio ka theksuar se do të duheshin minimalisht 35 milionë euro, për të hyrë në negociata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat