Valon Berisha ylli shqiptar nga Kosova në Europa Ligë

Futboll

Valon Berisha ylli shqiptar nga Kosova në Europa Ligë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 09:12
Valon Berisha

Kapiteni i përfaqësuesës së Kosovës, Valon Berisha është duke kaluar në një formë të lartë te skuadra e tij Salzburg.

Valon Berisha kërkon kualifikimin në finale me skuadrën austriake Salzburg pasi në çerekfinale ata mposhtën Lazion dhe shorti në gjysmëfinale deshi që ata të ndeshen me skuadrën e Marsejit.

Berisha në 13 ndeshje të zhvilluara në Europa Ligë këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asist, disa prej golave të tij e kan vendosur edhe fatin e lojës dhe të ekipit të tij.

25 vjeçari kërkon të shkruaj historinë duke u bërë kosovari i parë që paraqitet në finale të Europa Ligës por mbetet të shihet në dy ndeshjet gjysmëfinale se a do të ketë forcë Salzburgu ta eliminojë Marsejin dhe të kualifikohet në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat