Sevilla ia tregon derën Montellës

Futboll

Sevilla ia tregon derën Montellës

Më: 26 prill 2018 Në ora: 09:27
Montella

Në fund të një mbledhje që zgjati plot 5 orë e gjysmë, këshilli administrativ i Sevilla, vendosi të mos ndërhyjë, ose më saktë vendosi të presë rezultatin e ndeshjes Levante-Sevilla.

Pas vërshëllimave në “Wanda Metropolitano”, ku u luajt finalja, tifozët kanë kontestuar ekipin me banderola dhe protesta para selisë së klubit, ndërsa drejtuesve nuk i ka lënë një shije të mirë vendimi i Montella për t’i dhënë 48 orë pushim ekipit, pavarësisht nga humbja, teksa personalisht ka udhëtuar për në Milano.

Shtypi spanjoll mendonte se Montella do të shkarkohej dhe në pesë ndeshjet e fundit ekipi do të drejtohej nga Joaqiun Caparros, trajneri që fitoi Kupën UEFA me këtë ekip në vitin 2017, por bordi drejtues i mbledhur në “Sanchez Pizujan”nuk e ndryshoi situatën.

Sevilla renditet në vendin e shtatë në La Liga dhe pas ndeshjes me Levante do të përballet me Real Madrid dhe derbin kundër Betis. Duket se të gjithë e harruan kualifikimin ndaj Manchester United në Champions, si pasojë e humbjeve të turpshme të kohëve të fundit dhe kësisoj Montella është në udhëkryq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat