Shqiptari që luan për Serbinë, habit se çfarë thotë tani për Kosovën!

Futboll

Shqiptari që luan për Serbinë, habit se çfarë thotë tani për Kosovën!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2018 Në ora: 12:01
Arton Zekaj

Në ditën e mërkurë është bërë bujë në Serbi, se futbollisti i talentuar shqiptar, Arton Zekaj, ka mundësi ta vesh fanellën e kombëtares së Kosovës.  Shqiptari i lindur në Sombor, ka mohuar se ka folur se do të luajë për kombëtaren e Kosovës. Sipas tij, gjithnjë duke iu referuar portalit serb ‘Novosti’, ka thënë se as që është kontaktuar nga dikush për këtë punë.

“Unë u trondita kur në gazetë i pashë ‘deklaratat e mia’ për këtë temë. Unë nuk kam marrë ndonjë telefonatë ose që kam menduar ndonjëherë për këtë”, ka thënë Zekaj. “Askush nuk më ka ftuar të luaja për ekipin e futbollit të Kosovës, dhe unë nuk komentova për mediat në lidhje me këtë temë”, ka thënë ai.

Futbollisti që luan për Sopotin e Beogradit dhe ka qenë kapiten i përfaqësueses së Serbisë për të rinjtë, ka thënë: “Kam pasur vetëm një telefonatë nga media në të cilën kam folur për ekipin e Sopotit për të mbetur në ligë. As që është përmendur asgjë lidhur me këtë temë”, theksoi ai, që është rritur edhe në akademinë e futbollit të Partizanit të Beogradit.  Ditë më parë, u raportua se presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i ka bërë ftesë Zekajt për kombëtaren e Kosovës. Ndërsa sipas ‘Blic’, futbollisti ka thënë se është duke menduar për një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat