Kaos në radhët e Juventusit

Futboll

Kaos në radhët e Juventusit

Më: 26 prill 2018 Në ora: 14:36
Allegri

Kaos në radhët e Juventusit. Me sa duket, humbja ndaj Napolit, që ndoshta mund t’i kushtojë shumë bardhezinjve sa i përket titullit kampion, ka bërë që të sjellë pakënaqësi jo vetëm te tifozët, por edhe te vetë lojtarët. Siç raportojnë mediat italiane, disa prej futbollistëve të “Zonjës së Vjetër” janë rebeluar ndaj trajnerit Masimiliano Allegri, duke e cilësuar atë si fajtorin kryesor për situatën e krijuar.

Pas debatit mes Buffonit dhe Benatias, që nga ana e portierit është hedhur poshtë si një lajm i rremë, tashmë konflikti është zhvendosur me teknikun toskan. Grupi i të rebeluarve ka qenë i përbërë nga Marchisio, Alex Sandro, Higuain dhe Dybala. Madje tek ky i fundit duket se dozat e pakënaqësisë kanë arritur deri aty sa pritet t’u kërkojë drejtuesve të klubit që të lejojnë largimin e tij në verë.

Alllegri tashmë në njëfarë mënyrë është shpallur person “non grata” nga vetë lojtarët, sjellje e ndikuar nga disa rezultate negative, duke filluar që nga eliminimi në Champions e deri te humbja ndaj Napolit. Situatë aspak normale për një klub, që të tilla momente nuk i ka përjetuar më parë. Fundi i sezonit po përcillet më një kaos të paparë në radhët e bardhezinjve, një kaos aq i madh sa mund të reflektohet edhe në fushën e blertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat