“Zlatan të më telefonojë”, ja përgjigjia tallëse ndaj trajnerit të Suedisë

Futboll

“Zlatan të më telefonojë”, ja përgjigjia tallëse ndaj trajnerit të Suedisë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 15:14
Janne Andersson dhe Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç është duke bërë më të mirën, për t’i bindur të gjithë se duhet të shkojë me Suedinë në Rusi, në Kupën e Botës së kësaj vere. Duket se në funksion të kësaj gjëje ka bërë një ngacmim tjetër të radhës, në mediat sociale.

Kohët e fundit, sulmuesi i LA Galaxy përdori mediat sociale për të thënë se synon të jetë në turneun e kësaj vere, në Rusi. “Unë jam duke shkuar në Kupën e Botës”, – bënte me dije Ibrahimovic në frontin e audiencës së gjallë.

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson, është njeriu me fuqi në këtë rast, pasi ka fjalën përfundimtare, nëse lojtari më i mirë i kombit suedez do të jetë në Botërorin e Rusisë, apo jo. “Nëse dëshironi të jeni pjesë e kombëtares, ju duhet të më telefononi. Eshtë kaq e lehtë”.

Ky ishte mesazhi i tij për 36-vjeçarin, i cili vendosi ta ndërpresë karrierën e tij ndërkombëtare me Suedinë në fund të “Euro 2016”. Dhe Zlatan është përgjigjur në mënyrë tipike për të, duke postuar një reklamë të “Samsung”, që e përfshin atë duke shijuar jetën në një pishinë.

Por kjo nuk është e gjitha, edhe pse, sulmuesi i shumëshëtitur merr një telefonatë nga Janne Andersson në “Samsung Gear S3” e tij dhe zgjedh të mos përgjigjet, por të vazhdojë sesionin e tij të relaksimit.

Andersson kishte më shumë për të thënë, kur u pyet për përfshirjen e mundshme të Zlatan Ibrahimovic për Kupën e Botës. “Ai e ndryshon mendjen. Të më telefonojë (kontaktojë) dhe të më thotë: Po, dua të bëhem pjesë e Suedisë në Botëror.

Atëherë, ne do të ulemi dhe të diskutojmë se çfarë do të thotë, se si ne kemi luajtur në eliminatore e kështu me radhë, – pohoi Andersson te “Kicker”, nëpërmjet NBC. – Ne arritëm të kualifikohemi në Kupën e Botës pa atë, ndaj mendoj se mund të luajmë mirë në Rusi edhe pa atë. Jam i sigurt që, nëse na bashkohet, Ibra do të luajë mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat