Kroos:Bayerni kishin më shumë raste sesa ne

Futboll

Kroos:Bayerni kishin më shumë raste sesa ne

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:09
Kroos:Bayerni kishin më shumë raste sesa ne

Real Madridi ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Real Madridi është shumë afër finales së tretë radhazi, pasi arriti që mbrëmë të triumfonte në Munih ndaj Bayern Munichut, me rezultat 2:1.

Ndonëse ekipi bavarez kishte më shumë nga loja, madrilenët arritën të shfrytëzonin rastet dhe arritën të merrnin një fitore të madhe para ndeshjes së kthimit që luhet javën tjetër në Bernabeu.

Mesfushori i Realit, Toni Kroos, thotë se skuadra e tij kishte pak fat në këtë takim. “Ata kishin më shumë raste sesa ne, por kjo është normale kur luan një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në një fushë të vështirë si ajo e Bayernit”, ka thënë Kroos për BT Sport.

“Ne ditëm t’i shfrytëzonim momentet kyçe të ndeshjes dhe vrapuam shumë, por normalisht se edhe fati ishte në anën tonë, që dolëm me një fitore nga kjo sfidë”, ka theksuar ai.

Ndeshja e kthimit mes Realit dhe Bayernit zhvillohet të martën tjetër në Santiago Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat