Humbja nga Reali, reagon edhe Ribery

Futboll

Humbja nga Reali, reagon edhe Ribery

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:15
Ribery dhe Robben

Ribery ka paralajmëruar Realin se asgjë s’ka përfunduar dhe se në “Santiago Bernabeu”, mund t’i konkretizojnë shanset që nuk arritën t’i konkretizojnë në “Allianz Arena”.

Është 35 vjeçar, por Franck Ribery ishte lojtari i ndeshjes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich e Real Madridit.

Ai dhuroi spektakël duke krijuar raste shumë të mira shënimi, por vetëm Joshua Kimmich gjeti rrjetën, kurse mysafirët dy herë: Marcelo dhe Marco Asensio.

Sido që të jetë, pavarësisht rezultatit negativ, Franck Ribery thotë se asgjë s’ka përfunduar dhe se lufta ende nuk ka mbaruar.

“Kemi humbur një betejë, por lufta ende nuk ka përfunduar. Do t’i kemi dhe do t’i shfrytëzojmë shanset në Madrid”, ka shkruar Ribery në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat