Osmani: Të dëshpëruar me barazim, pasi duam fitore në çdo ndeshje

Futboll

Osmani: Të dëshpëruar me barazim, pasi duam fitore në çdo ndeshje

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:59
Qatip Osmani

Shkëndija nga Tetova si kampione udhëtoi drejt Turnovës duke pretenduar të vazhdojë me fitore, mirëpo në doli vetëm me një pikë pas barazimit 2:2 me Akademia Pandevin. Junior dhe Ibraimi me dy gola të shpejtë në harkun kohor prej tre minutave (16’ dhe 19’) dhanë sinjale se do të shihnim goleadën e rradhës, mirëpo pasi u humbën disa mundësi të mira për 0:3, në pjesën e dytë vendasit arritën të barazojnë në 2:2 me anë të Baldovalievit dhe Atanasovit nga penaltia. Në këtë periudhë disa vendime të arbitrave sikur tensionuan lojën mes dy ekipeve, që si pasojë deri në fund pati pak futboll dhe më shumë ndërprerje.

“Sigurisht se tensioni i në pjesën e dytë ishte i panevojshëm. Ne nuk e filluam ndeshjen si duhet, megjithatë edhe shënuam dy gola dhe kishim mundësi të gjejmë edhe golin e tretë. Fillimi i pjesës së dytë na kushtoi humbje të dy pikëve. Sikur herët filluam të gëzohemi sepse rezultati na lejonte këtë, por futbolli është i këtillë dhe duhet të jemi të gatshëm edhe për situata të këtilla. Shkëndija sigurisht se nuk do të ndalet dhe deri në fund në çdo ndeshje do të luajë për fitore dhe ndoshta për këtë arsye jemi të dëshpruar”, deklaroi trajneri Qatip Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat