Rrahën tifozin e Liverpoolit, gjykata merr vendimin

Futboll

Rrahën tifozin e Liverpoolit, gjykata merr vendimin

Më: 26 prill 2018 Në ora: 18:18
Rrahën tifozin e Liverpoolit, gjykata merr vendimin

Dy tifozët e Romës, që rrahën tifozin e Liverpoolit, Shon Koks, janë dërguar ditën e sotme para gjykatës së magjistratëve në South Sefton. Filipo Lombardi dhe Daniele Shusko ishin arrestuar për sulm ndaj tifozit 53-vjeçar, që mbetet ende në një gjendje kritike, në përleshjet mes tifozëve jashtë stadiumit Anfield, në prag të sfidës mes Liverpulit e Romës.

Lombardi, 20 vjeç, është ngarkuar me akuzën për dhunë e plagosje të rëndë. Ndërsa Shusko, 29 vjeç, gjithashtu akuzohet për dhunë, dhe të dy do të qëndrojnë në burg në Liverpul, deri në 24 maj, kur do të shkojnë edhe në seancën e gjyqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat