Ramos: Po ta kishte emrin Andresinho do të kishte fituar dy Topa të Artë

Futboll

Ramos: Po ta kishte emrin Andresinho do të kishte fituar dy Topa të Artë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 19:20
Andres Iniesta dhe Sergio Ramos

Legjenda e Barcelona-s Andres Iniesta është i pafat që nuk ka fituar një Ballon d’Or dhe mund të kishte fituar dy nëse do të quhej “Andresinho”, sipas Sergio Ramos.

Të dy lojtarët kanë qenë rivalë në klubet e tyre dhe shokë ekipi në përfaqësuese për më shumë se një dekadë dhe Ramos e ka bërë të qartë se sa shumë e vlerëson mikun e tij.

“Nëse Andres do të quhej Andresinho, ai do të kishte fituar dy Topa të Artë,” shprehet Ramos duke sugjeruar se Iniesta po të ishte brazilian do ta kishte më të lehtë.

Ai ka qenë mes tre më të mirëve në 2010 dhe 2012, me shumë tifozë që besojnë se goli që i dha Kupëne  Botës Spanjës në Afrikën e Jugut duhet të meritonte Topin e Artë, por atë vit fituesi ishte shoku i ekipit te Barcelona, Lionel Messi.

Inieta, 33 vjeç, pritet të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën e tij në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat