Atletico barazon rezultatin

Futboll

Atletico barazon rezultatin

Nga: D.RR Më: 26 prill 2018 Në ora: 20:23
Foto nga ndeshja

(E plotësuar): Atletico Madrid ka barazuar rezultatin në 1-1 me anë të golit të Antonio Griezzman, pas një gabimi të Koscielnyt.

***

Arsenali ka kaluar në epërsi në mintuën e 60' me golin e francezit Lacazette.

***

Ka filluar pjesa e dytë në sfidën mes Arsenal dhe Atletico Madrid.

***

Ka përfunduar pjesa e parë në sfidën e vlefshme gjysmëfinale mes Arsenal dhe Atletico Madrid. Përkundër faktit që Atletico luajti me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 9', Arsenali nuk arriti të kalojë në epërsi.

***

Minuta e 9': Vrsaljko ka marrë kartonin e dytë të verdhë brenda 5 minutave, duke u përjashtuar nga loja. Arsenali me shumë mundësi të dalë fitues nga kjo ndeshje.

***

Minuta e 6': Lacazzete ka dridhur shtyllën e Atletico Madrid. Arsenal i gjithi në sulm që nga fillimi i takimit.

***

Ka filluar takimi në Emirates Stadium mes Arsenal dhe Atletico Madrid. Stadiumi është i stërmbushur.

***

Arsenali dhe Atletico Madridi luajnë sonte takimin e parë të gjysmëfinales, i cili do të zhvillohet nga ora 21:05, shkruan "Bota sot".

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Topçinjtë janë nikoqir të Los Colchoneros në takimin e parë të gjysmëfinales, i cili do të zhvillohet nga ora 21:05 në Emirates.

Arsene Wenger ka vendosur të luaj me formacion 4-3-3, ku ka zgjedhur lojtarët më të mirë për këtë ndeshjes.

Edhe Diego Simeone do të luaj me formacionin e përhershëm 4-4-2, ku nuk ka asnjë befasi.

Te Arsenali titullar janë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Arsenal: Ospina, Bellerin, Mustafi, Koscielny, Monreal, Xhaka, Wilshere, Ramsey, Welbeck, Ozil, Lacazette

Atletico Madrid: Oblak; Vrsalkjo, Gimenez, Godin, Lucas; Koke, Saul, Thomas, Correa; Gameiro, Griezmann. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat