Tani është zyrtare. Ndeshjen Inter – Juventus do ta ndjekin 78 mijë e 328 tifozë në ‘San Siro’.
Fundjava që po vjen, sjellë një nga derbit më të mëdhenj në futboll.
Inter që po kërkon Ligën e Kampionëve, pret në ‘San Siro’ Juventusin, që me humbjen e fundit nga Napoli ka rihapur luftën për titull.
Se kjo ndeshje ka një rëndësi të madhe, e ka treguar edhe shitja e biletave.
Interi në faqen zyrtare ka njoftuar se janë shitur 78 mijë e 328 bileta, duke u inkasuar pesë milionë euro, rekord ky për futbollin italian.
Asnjëherë në histori të Serie A, një skuadër nuk ka arritur të fitojë pesë milionë euro nga shitjet e biletave, gjë të cilën e bën Interi.