Griezmann ia mohoi fitoren Arsenalit! Marseille mundi Salzburgun

Futboll

Griezmann ia mohoi fitoren Arsenalit! Marseille mundi Salzburgun

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2018 Në ora: 23:04
Foto nga ndeshja

Arsenali bëri lojë shumë të mirë në përballje me Atletico Madridin, por nuk ia doli të fiton, duke barazuar me rezultat 1:1, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së parë të Europa League në futboll. Mbi 60 mijë shikues në stadiumin "Emirates" në Londër ishin dëshmitar të një loje të mirë sidomos të vendasve, por të pafat.

Nga minuta e 10-të, Atletico ishte me një lojtar me pak, për shkak se kroati Shime Vrshalko u përjashtua pas dy kartonëve të vërdhëve, por këtë epërsi numerike nuk e shfrytëzuan vendasit. Arsenali bëri trysni të madhe, por ishin të pafat, pasi që hasën edhe në mbrojtje të fortë të skuadrës nga Madridi. 

Në minutën e 61-të,  Jack Wilshere me mjeshtri harkoi, kurse Alexandre Lacazette me kokë nga afërsia shënon për rezultatin 1:0.

Në minutën e 82-të, Arsenali bëri gabim të madh në repartin e mbrojtjes dhe aty përfitoi Antoine Griezmann, mashtroi edhe portierin dhe goditjen e fortë të tij nuk ia doli ta ndal as mbrojtësi Shkodran Mustafi, 1:1. Në minutën e 87-të, Aaron Ramsey i pa fat, goditjen e tij me kokë e ndali portieri Oblak dhe shpëtoi gol të sigurt.

Mustafi e Granit Xhaka luajtën titullarë, u angazhuan maksimalisht me shokë, por fati ia ktheu shpinën në çastet e fundit që të dalin me fitore në sfidën e parë.

Marseille si vendas e mundi me 2:0 Salzburgun e reprezentuesit të Kosovës, Valon Berisha. Thauvin (15') e N'Jie (63') shënuan për fitoren e skuadrës franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat