Griezmann thotë se Oblak është portieri më i mirë në botë pas paraqitjes fantastike ndaj Arsenalit

Futboll

Griezmann thotë se Oblak është portieri më i mirë në botë pas paraqitjes fantastike ndaj Arsenalit

Më: 26 prill 2018 Në ora: 23:46
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann ka folur pas barazimit 1:1 të Arsenalit dhe Atletico Madridit.

Atletico Madrid arriti të marrë një barazim në udhëtim te Arsenal në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Lacazette shënoi për të kaluar në epërsi Arsenalin, ndërsa Griezmann barazoi për 1:1, për t’i dhuruar një rezultat të favorshëm skuadrës së tij për ndeshjen e kthimit.

“Fillimi i ndeshjes ishte i çmendur dhe shumë gjëra ndodhën, por ne tani jemi në një pozitë të mirë për ndeshjen e dytë, duam që tifozët të jenë me ne për të na mbështetur, për të dhënë gjithçka e për të kaluar në finale”, ka deklaruar Griezmann.

Tutje ylli francez ka lavdëruar shokun e skuadrës së tij, portierin Oblak, që pati një nga paraqitjet më të mira të këtij sezoni.

“Oblak është portieri më i mirë që ka futbolli. Jo vetëm sepse ai është shoku im, por për pritjet që bënë dhe pikët që na i ka fituar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat