Rakitic mendon largimin nga Barcelona

Futboll

Rakitic mendon largimin nga Barcelona

Më: 27 prill 2018 Në ora: 06:41
Rakitic është njëri nga lojtarët kryesorë të Barçës në vitet e fundit (Getty Images)

Mesfushori kroat, Ivan Rakitic, po mendon të largohet në fund të këtij sezoni në Camp Nou, për të vazhduar karrierën diku tjetër.

Rakitic ka qenë njëri nga lojtarët kryesorë të Barcelonës që nga transferimi i tij nga Sevilla në vitin 2014.

Kroati që nga transferimi në Camp Nou ka fituar plot 10 trofe me Barcelonën, ku spikatin edhe Liga e Kampionëve dhe dy tituj të La Ligas.

Megjithatë, Rakitic thuhet se është ka mendon largimin nga gjiganti katalunas dhe të vazhdojë karrierën diku tjetër.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Rakitic është i përgatitur të largohet nga Barcelona këtë verë me shpresën për të siguruar një kontratë të fundit të madhe në Evropë.

Mesfushori kroat thuhet se ka oferta nga Manchester Unitedi, Juventus dhe Bayern Munich, dhe po mendon ta konsideroj njërën nga to.

Rakitic e di se në moshën 30-vjeçare, ky mund të jetë shansi i tij i fundit për të arritur një marrëveshje të madhe në një nga ligat e mëdha evropiane.

Një largim i ish-lojtarit të Baselit do të ishte një goditje e hidhur për Lionel Messin, i cili e konsideron Rakitic si një pjesë kyçe të sistemit të Ernesto Valverdes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat