FIFA e konfirmon miqësoren Shqipëri-Kosovë

Futboll

FIFA e konfirmon miqësoren Shqipëri-Kosovë

Më: 27 prill 2018 Në ora: 19:27
Ilustrim

Në një shkrim kushtuar Kosovës, e cila ka vetëm 2 vite që është pranuar në FIFA, është faqja zyrtare në internet e FIFAs që konfirmon edhe miqësoren do të luajë ekipi i Shaland ndaj Shqipërisë.

Në ndeshjet e radhës të Kosovës, konfirmohet ajo miqësore me Shqipërinë më 29 maj, ndërsa më pas do të ndeshet me Azerbajxhanin më 7 shtator, e tre ditë më pas me Ishujt Faroe.

Në shkrimin kushtuar Kosovës, i intervistuar ka qenë edhe trajneri Shaland, i cili shprehet se pritshmëritë për Kombëtaren po rriten, pasi njerëzit e dashurojnë futbollin, por gjithsesi ndryshimet nuk mund të ndodhin brenda natës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat