Spalletti: Ndaj Juves duam tri pikët

Futboll

Spalletti: Ndaj Juves duam tri pikët

Më: 27 prill 2018 Në ora: 21:44
Luciano Spalletti

Trajneri i Interit ka folur në intervistën para ndeshjes së nesërme me Juventusin. Dy rivalët e përhershëm të Serie A, do të vihen përballë njëri tjetrit nesër në mbrëmje në stadiumin Giuseppe Meazza, aty ku Inter është nikoqir i Juves.

Zikaltërit janë në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe për trajnerin Luciano Spalletti, tri pikët e fituara ndaj Juventusit do të ishin tepër të rëndësishme në këtë fund të stinorit.

“Futbollistët janë në formë të mirë dhe janë përgatitur maksimalisht për sfidën ndaj Juves”, ka thënë Spalletti.

“Mund t’i dhurojmë tifozëve diçka të rëndësishme. E pres një paraqitje të madhe. Duhet të bëjmë kujdes dhe të mos krijojmë shpërqendrim nga synimet tona: na interesojnë vetëm tre pikët më tepër të Interit dhe jo tre pikë më pak për Juventusin”.

“Stadiumi do të jetë i mbushur me tifozë zikaltër dhe do ta ndjejmë mbështetjen e tyre ashtu siç kanë bërë gjatë tërë stinorit”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat