Ramos ka lëshuar deklarata thumbuese

Futboll

Ramos ka lëshuar deklarata thumbuese

Më: 30 prill 2018 Në ora: 18:07
Ramos ka lëshuar deklarata thumbuese

Sergio Ramos ka lëshuar deklarata thumbuese për gjithë ata që ditë më parë deklaruan: “Ky Real është i dobët”.

Lojtarët e Bayern Munih, por edhe trajneri, Jupp Heynckes, pas humbjes 1:2 në “Allianz Arena” nga Real Madridi deklaruan se ia dhuruan fitoren 12 herë kampionëve të Evropës dhe se ata janë skuadër që mposhten me lehtësi, duke i konsideruar më të dobët se sezonin e kaluar.

I pyetur për këtë, kapiteni i Los Blancos, Sergio Ramos, ia rikujtoi se janë ata që kanë fituar në “Allianz Arena”, pa marrë parasysh nëse të tjerët e shohin si skuadër aspak në formë e lehtësisht të mposhtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat