Legjenda e Interit: Juventusi nuk vodhi gjë, faji i Spallettit

Futboll

Legjenda e Interit: Juventusi nuk vodhi gjë, faji i Spallettit

Më: 30 prill 2018 Në ora: 19:29
Sandro Mazzola

Ndryshe nga shumica e tifozëve të Interit, një legjendë e zikaltërve nuk fajëson gjyqtarin e takimit për humbjen ndaj Juventusit.

“Interi im nuk u mund për faj të gjyqtarit. Ishim shumë mirë në lojë, por më pas gjithçka ndryshoi dhe nuk të bënim më gjë. Nuk ishte një vjedhje. Bardhezinjtë fituan me të drejtë dhe përjashtimi i Vecino-s ishte i drejtë”, deklaroi Sandro Mazzola për Rai Radio1.

Mazzola drejton gishtin nga Spalleti.

“Nuk e di, por po të isha unë nuk do të zëvendësoja në asnjë ndeshje Icardin dhe për ndeshjen me Juventusin, do ta tërhiqja zvarrë prej fanele Ivan Perisiç dhe do ta ulja në stol”, shton ai.

Po në këtë intervistë, ish-numri 8 i Interit tregon edhe një detaj për Cristiano Ronaldon.

“E pashë kur ishte 16-17 vjeç dhe luante për Sportingun. Në atë kohë President i Interit ishte MOratti. I propozova që ta blejmë, por duhej pritur një vit që ai të transferohej. Duhej të paguanim për ta bllokuar dhe siguruar si lojtar. Por, Moratti më tha të prisnim dhe ca kohë dhe Ronaldo përfundoi tek Manchester United”, rrëfen Mazzola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat