Heynckes: Do të jetë ndeshje shumë e vështirë për dy skuadrat, por vendosmëria mund të lëvizë malet

Futboll

Heynckes: Do të jetë ndeshje shumë e vështirë për dy skuadrat, por vendosmëria mund të lëvizë malet

Më: 30 prill 2018 Në ora: 19:49
Jupp Heynckes

Jupp Heynckes ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kthyese të Bayern Munichut ndaj Real Madridit.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve e zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me fitoren e Real Madridit me rezultat 1-2.

Por, trajneri gjerman Heynckes mendon se skuadra e tij di si të ngritet dhe pret efikasitet më të mirë se në ndeshjen e parë.

“Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne, por edhe për kundërshtarët tanë”, ka thënë fillimisht Heynckes në konferencë për shtyp.

“Skuadra ime e di si duhet të ngritet në këtë rast”.

“Duhet të jemi më efikas se sa në ndeshjen e parë”.

“Ne kemi shënuar shumë gola gjatë gjithë sezonit dhe shpresoj që mund të tregojmë efikasitetin që zakonisht karakterizon lojën tonë”.

“Në futboll, vendosmëria mund të lëvizë malet”, përfundoi trajneri gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat