Shkëndija ‘shkeli’ Sileksin, Renova baras me Vardarin

Futboll

Shkëndija ‘shkeli’ Sileksin, Renova baras me Vardarin

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2018 Në ora: 10:45
Ferhan Hasani në veprim

Shkëndija nga Tetova fiton me rezultat 3:1 në udhëtim kundër Sileksit në Kratovë. Hasani (4’), Bojku (43’) dhe Wakili (54’) shënuan golat për fitoren e 26-të sezonale, kurse për Sileksin realizoi: Bllogajeviç (62’). “Sigurisht se jam i kënaqur edhe pse sot rezultati mund të ishte ende më i thellë pasi kur ishte rezultati 0:1 humbëm dy raste të qindpërqindta. Por megjithatë Shkëndija sërish tregoi një lojë të mirë, të bukur, e cila na jep rezultate dhe ne duhet të vazhdojmë me këtë rritëm deri në fund”, deklaroi pas ndeshjes me Sileksin, trajneri kuqezi Qatip Osmani. Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës si vendas barazoi 1:1 me Vardarin e Shkupit.

Valmir Nafiu shënoi nga penalltia në minutën e 90-të për Renovën dhe Barseghyan (76’) për Vardarin. Shkupi si mysafir luajti baras 1:1 me Skopjen, ky ishte edhe derbi i skuadrave të kryeqytetit. Për skuadrën shqiptare shënoi Jasharovski (7’) dhe për Skopjen Petkovski (89’). Shkëndija kryeson me 82 pikë, ndërsa Renova është në pozitën e gjashtë me 41 pikë dhe Shkupi i shtati me 39 sosh pas 33 jave në Kampionatin e Maqedonisë.

Liga e Maqedonisë

Sileksi-Shkëndija          1:3

Skopje-Shkupi     1:1

Renova-Vardari   1:1

Pelisteri-A. Pandev       1:3

Rabotniçki-Pobeda      4:2

Tabela

1. Shkëndija        33     26     4       3       82

2. Vardari   33     15     8       10     53

3. Sileksi    33     12     10     11     46

4. Rabotniçki       33     12     9       12     45

5. A. Pandev        33     10     12     11     42

6. Renova  33     10     11     12     41

7. Shkupi   32     9       12     11     39

8. Skopje    33     6       14     13     32

9. Pobeda  33     8       8       17     32

10. Pelisteri         32     7       10     15     31

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat