Vokrri: Federata e Futbollit të Kosovës vendos në territorin e Kosovës

Futboll

Vokrri: Federata e Futbollit të Kosovës vendos në territorin e Kosovës

Më: 7 maj 2018 Në ora: 12:51
Fadil Vokrri

Ndeshja e “miqësore” Zvezda- Graçanica që zhvillohet tash e dy vjet në Graçanicë këtë vitë nuk do të zhvillohet pasi që Federata e Futbollit të Kosovës si organi më i lartë për futboll nuk e ka dhënë lejen për tu zhvilluar kjo ndeshje.

Në një deklaratë për Kp  i pari i futbollit të Kosovës Fadil Vokrri shpjegoj në detaje arsyet e ndalimit të kësaj ndeshje, ani pse dy vite më parë kjo lojë u zhvillua.

Vokrri deklaroi se ndeshjet që janë zhvilluar dy vite më parë kanë qenë me karakter humanitar, por që nuk është respektuar popullsia e Kosovës dhe Organet  shtetërore të Kosovës duke pasur fyrje nga tifozët të cilët ishin të pranishëm në stadium.

 “Brohoritjet dhe skanimet e simpatizuesve të Zvezvdës nuk kanë qene në përputhje me kodeksin e Fair Playi-t dhe ka pasur ofendime të llojllojshme si të Institucioneve tona të Kosovës ashtu edhe të Federatës, ashtu edhe të popullatës, dhe kur ka ardhë kërkesa e kemi lajmëruar edhe UEFA-n, kur ka ardhur kërkesa sivjet për zhvillimin e një ndeshje të re të karakterit humanitar, ne nuk i kemi dhënë leje dhe e kemi njoftuar edhe UEFA-në, dhe UEFA e ka njoftuar edhe Federatën Serbe për mosdhënien e lejes së institucionit më të lartë në vendin tonë për futboll Federatën e Futbollit të Kosovës. Dhe mendojë që ndeshjet e tilla të karakterit humanitar duhet që edhe sjelljet e spektatoreve dhe të gjithë akterëve duhet të jenë në përputhje me Fair Play që vitin e kaluar nuk ka qenë dhe kjo është e vetmja arsyeje që ne e kemi refuzuar këtë vit këtë ndeshje”, tha Vokrri.

Ky vedim i Federatës së futbollit të Kosovës, nuk do të ketë asnjë pasojë sipas Vokrrit pasi ky vendim është marrë komfort nenit të statuti të UEFA-s dhe normalisht që Federata e futbollit të Kosovës është organi i cili merr vendime rreth garave dhe ndeshjeve që zhvillohen në Kosovë.

Pas këtij vendimi të Federatës menjëherë ka reaguar edhe drejtori i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, i cili ka këtë vendim e ka quajtur Turp, ndërsa Vokrri ka disa fjalë edhe për të i cili sipas tij duhet ti shikoj punët dhe problemet e veta.

 “Marko Gjuriq është mirë të merret me veten dhe problemet e tyre, sepse kjo nuk është në domejnin e tij, kjo është një ndalesë sportive edhe pse domethënë ndërlidhet me çështjet e sigurisë, sigurisht mirëpo ne i kemi punët e tona dhe ne veprojmë komfort nenit të statutit të UEFA-s me të cilin thotë se një organizëm siç është Federata e Futbollit të Kosovës është autonome në vendimet e saj dhe është i vetmi organizëm i cili organizon gara në tërë territorin e Kosovës”, përfundoi Vokrri.

Zvezda për dy vjet radhazi mori lejen e FFK-së në muajin maj erdhi në Graçanicë për të luajtur miqësoren, por kësaj radhe Federata e Futbollit të Kosovës nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat