Tartari tregon dhunën në Vlorë

Futboll

Tartari tregon dhunën në Vlorë

Më: 7 maj 2018 Në ora: 15:05
Tartari tregon dhunën në Vlorë

Asistenti i arbitrit Emirjon Sino në sfidën e të shtunës në Vlorë, Ilir Tartari, në një lidhje direkte me emisionin ‘Zona Gol’, tregoi me detaje situatën e krijuar në stadiumin Flamurtari, në përfundim të ndeshjes me Vllazninë.

Ai shpjegoi dhunën e pësuar në tunelin për në dhomat e zhveshjes, duke akuzuar Presidentin e vlonjatëve, Sinan Idrizi, si dirigjentin e kësaj situate të papranueshme nga futbolli.

 Juve ishin një nga të dëmtuarit dje në stadiumin Flamurtari. Çfarë ndodhi dje në Vlorë?
Ilir Tartari: Unë u futa i pari në tunel, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme mes lojtarëve dhe në këto momente pashë Sinan Idrizin që po konfliktohej me policinë, duke u hakërryer edhe ndaj tyre, që kërkonin të mos e lejonin të afrohej drejt meje. Në këtë kohë vjen dikush dhe më godet me grusht. Nxitoj për në dhomat e zhveshjes, por vjen edhe një tjetër dhe më godet sërish. Më vonë mora vesh se bëhej fjalë për kunatin e Presidentit Idrizi dhe shoferin e këtij të fundit.

Po gjatë lojës pati probleme?
Ilir Tartari: Ndeshja shkoi shumë mirë dhe unë mendoj se nuk klasifikohej si problematike. Ishte diçka e papritur prej meje, ajo dhunë në dhomat e zhveshjes.

 Presidenti Idrizi tha se ju kishit sharë me libër shtëpie vlonjatët…
Ilir Tartari: Ju keni videot e transmetimit të ndeshjes dhe të paktën mimikën time mund ta shikoni dhe të verifikoni nëse kam sharë apo jo. Unë isha i qetë gjatë gjithë lojës dhe nuk e kam as në natyrë që të shaj apo të bëhem protagonist në të tilla raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat