Ancelotti: Finalen e Kupes Milan vs Juventus, do ta shikoj duke mbajtur veshur fanelen e Milanit

Futboll

Ancelotti: Finalen e Kupes Milan vs Juventus, do ta shikoj duke mbajtur veshur fanelen e Milanit

Më: 7 maj 2018 Në ora: 20:52
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka dhënë një deklaratë befasuese para ndeshjes së finales se Kupës së Italisë që zhvillohet mes Milanit dhe Juventus.

Trajneri Italian ishte pjese e të dy skuadrave, ndërsa për këtë ndeshje ka deklaruar se do ta shikojë duke mbajtur veshur fanellën e Milanit.

"Unë do ta shikoj ndeshjen Juventus vs Milan me një shok tim këtu në Kanada. Ai është një fans i madh i Milanit dhe ne do veshim fanellën e Milanit. Unë shpresoj që të jem në gjendje të festoj të mërkuren. Ekipi i Gattusos duhet të ketë shumë guxim. Unë i kërkoj tifozëve të qëndrojnë pranë ekipit dhe ti ndjekin ata me pasion. Është e qartë se ky është një moment delikat sepse ekipi është pak prapa por me investimet e duhura dhe cilësit sipërmarrëse Milani mund të kthehet."

Juventus dhe Milan takohen të mërkurën me fillim prej orës  20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat