Liverpooli do të tentojë ta blejë Dybalan nëse largohet Salahu

Futboll

Liverpooli do të tentojë ta blejë Dybalan nëse largohet Salahu

Më: 10 maj 2018 Në ora: 13:30
Dybala

Dybala mund ta zëvendësojë Salahun te Liverpooli, kështu raporton “TMW”.

Mohamed Salah është bërë cak i Real Madridit dhe nëse egjiptiani vendos të transferohet në “Saniago Bernabeu”, atëherë Liverpooli do të hidhet në sulm për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, raporton “TMW”.

Salah po shkëlqen te ekipi i Jurgen Klopp, ku ka realizuar 43 gola në të gjitha garat.

E ardhmja e egjiptianit nuk është e sigurt dhe për këtë Liverpooli është duke e monitoruar Paulo Dybalan, si opsioni kryesor për ta zëvendësuar Salahun, teksa ka kohë që kërkohet edhe Fekiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat