Shaqiri do të largohet nga Stoke, tifozët e West Hamit i bëjnë presion klubit për transferimin e gjilanasit

Futboll

Shaqiri do të largohet nga Stoke, tifozët e West Hamit i bëjnë presion klubit për transferimin e gjilanasit

Më: 11 maj 2018 Në ora: 06:53
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Stoke City në fund të këtij edicioni.

Klubi bardh e kuq ka rënë nga elita e futbollit anglez në Championship.

Kjo ka bërë që për Shaqirin të aktivizohet klauzola e largimit prej 14,5 milionë eurove.

Tifozët e klubit të famshëm anglez West Ham United, tani po kërkojnë transferimin e Shaqirit në Londër.

Faqja më e madhe e tifozëve të West Hamit në Twitter, ‘West Ham Central’, po poston vazhdimisht foto dhe statuse ku kërkojnë nga drejtuesit e klubit transferimin e Shaqirit.

Përveç Shaqirit, tifozët e klubit londinez po e duan edhe portierin e Anglisë, Jack Butland.

Madje disa nga tifozët e West Ham kanë krijuar tani disa formacione ku e kanë përfshirë Shaqirin për edicionin e ardhshëm dhe besojnë se me të West Ham është i fortë për ta siguruar Ligën e Kampionëve.

Gjilanasi këtë edicion ka arritur të shënoj tetë gola këtë edicion dhe të bëjë gjashtë asistime.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat