Iniesta: Ky është trajneri më i rëndësishëm në karrierën time!

Futboll

Iniesta: Ky është trajneri më i rëndësishëm në karrierën time!

Më: 11 maj 2018 Në ora: 17:10
Andres Iniesta

Ikona e Barcelonës, Andres Iniesta ka befasuar të gjithë duke thënë se Louis van Gaal është trajneri më i rëndësishëm në karrierën e tij.

Përpara largimit të tij, Iniesta ka dhënë një intervistë për ‘Mundo Deportivo’, në të cilën i është kërkuar të përshkruajë me një fjali disa nga trajnerët dhe bashkëlojtarët.

Dhe kur u pyet për ish trajnerin e Barcelonës dhe të Manchester United, Louis Van Gaal, Iniesta është përgjigjur:”Trajneri më i rëndësishëm në karrierën time”.

Van Gaal ishte trajneri që i kishte mundësuar debutimin Iniestas te Barcelona në vitin 2002, edhe pse punuan gjashtë muaj së bashku, kjo përgjigje e 34 vjeçarit bën të kuptohet se trajneri holandez ishte vendimtar në zhvillimin profesional të tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat