Drita mund Trepçën ’89, nuk përcaktohet kampioni

Futboll

Drita mund Trepçën ’89, nuk përcaktohet kampioni

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2018 Në ora: 18:01
Pamje nga një atmosferë

Drita nga Gjilani i shkaktoi humbje me rezultat 3:1 Trepçës ’89 nga Mitrovica. Në një atmosferë madhështore në Gjilan, Drita u dëshmua shumë më e mirë dhe e mposhti skuadrën mitrovicase. Udhëtuesit të parët kaluan në epërsi me golin e Oto John në minutën e pestë. Drita këndellet në pjesën e dytë dhe shënon tri herë në portën e rivalit. Sulmuesi Astrit Fazliu kishte ditën e tij, duke realizuar dy herë brenda tetë minutave. Ai shënoi në minutën e 51-të dhe në atë të 59-tën për epërsinë 2:1 te vendasve.  Në minutën e 77-të, Fidan Gërbeshi thelloi fitoren me rezultat 3:1. Drita udhëheq me 66 pikë, tri më shumë se Prishtina dhe këto skuadra takohen mes vete në javën e fundit, kur përcaktohet kampioni i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat