Prishtina - Drita, përcakton kampionin për këtë sezon

Futboll

Prishtina - Drita, përcakton kampionin për këtë sezon

Më: 11 maj 2018 Në ora: 18:07
Foto nga ndeshja

Do të jetë ndeshja e fundit mes Prishtinës dhe Dritë ajo që do të vendos kampionin në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ishte në disavantazh gjatë pjesës së parë pasi Oto John qysh në minutën e pestë arriti të shënoi për mysafirët dhe u mendua se do te jetë shumë vështirë kundër tyre. Shumë raste të krijuara gjatë pjesës së parë nga futbollistët e Dritës por nuk arritën ta gjenin golin.

Ndërsa në pjesën e dytë Drita u hodh krejtësisht në sulme dhe si rezultat i kësaj arriti të shënoj tri herë në portën e Bledar Hajdinit. Në minutën e 51 Astrit Fazliu arriti të shënoj golin e barazimit. Kjo nuk ishte e tëra nga Astrit Fazliu dhe nga Drita. Ishte pikërisht Fazliu ai që shënoi golin e avantazhit për Dritën në minutën e 61-të, ndërsa për rezultatin final u përkujdes Fidan Gerbeshi i cili shënoi nga penalltia.

Prishtina fiton sërish në fund të ndeshjes. Kjo fitore i mban gjallë shpresat e prishtinasve për titullin e kampionit. 

Në pjesën e parë Liria rrezikoi më shumë duke goditur edhe transversalen, ndërsa Prishtina vonë u zgjua nga gjumi pasi në pjesën e dyte u mundua të sulmoj për të shënuar dhe atë e arriti vetëm në minutat shtesë të lojës ku shënoi Mërgim Pefqeli pas asistit të Armend Dallkut.

Llapi ka arritur të shënoj një fitore të lehtë në stadiumin Zahir Pajaziti kundër Flamurtarit me rezultat 3:1. Golat për djelmoshat e Batatinës i shënuan Mirlind Daku i cili shënoi dy herë dhe Mentor Zhdrella i cili shënoi një gol kurse për mysafiret shënoi Samir Sahiti nga penalltia.

Javën e ardhshme do të zhvillohet ndeshja e cila do të vendos se kush do të jete kampion në Superligën e Kosovës në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat