Trajneri i Dritës shpreson që Prishtina të mos ketë fat edhe në ‘finalen’ e xhiros së fundit

Futboll

Trajneri i Dritës shpreson që Prishtina të mos ketë fat edhe në ‘finalen’ e xhiros së fundit

Më: 11 maj 2018 Në ora: 18:33
Bekim Isufi

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, ka folur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Trepçës ’89.

Ai e komentoi edhe fitoren e Prishtinës në Prizren dhe sfidën e fundit.

“Ne e kryem detyrën. Ishim të fokusuar këtu sepse Trepça ’89 është një ekip shumë i rrezikshëm dhe ka cilësi”, deklaroi Isufi.

“Në pjesën e dytë përmirësuam gabimet që i bëmë në pjesën e parë dhe e fituam ndeshjen, e cila ishte shumë e vështirë”.

“Prishtina fitoi në fund përsëri, është një skuadër shumë e fortë dhe nuk është që nuk pritej fitorja e tyre në Prizren”.

“Ne jemi në përparësi në ndeshjen e fundit dhe pres që aty ne të kemi fat e jo Prishtina”, shtoi Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat