Batatina: Fati nuk ishte me ne!

Futboll

Batatina: Fati nuk ishte me ne!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2018 Në ora: 18:43
Tahir Batatina

Llapi nga Podujeva pretendon ta përfundojë edicionin në vend të tretë. Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është optimistë se do të përfundojnë në pozitën e tretë në elitën e futbollit.

“Do të mundohemi ta respektojmë sikur kemi vepruar çdo kampionat garat dhe të kërkojmë maksimumin për dy ndeshjet e mbetura dhe ta ruajmë pozitën e tretë deri në fund, pasi që tash matematikisht nuk kemi mundësi të jemi më lart në tabelë”, tha Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Llapi mbetet pa trofe e pa Evropë, a ndikuan edhe rrethanat tjera apo fati nuk e përcolli në shumë ndeshje? “Unë mendoj se fati nuk është me ne që dy vite radhazi, por në disa momente dhe disa ndeshje ku ishte fokusi i Llapit si në Kupë u dëmtuam nga arbitri dhe humbëm rastin më ideal që kishim Kupën e Kosovës”, tha Batatina. Llapjanët kanë pasur edhe shikueshmërinë më të madhe gjatë kampionatit. Batatina tregon se sa ishte vështirë t’i kthen shikuesit:

“Nuk ka qenë e lehtë, por falë organizimit të klubit, ndeshjeve të mira dhe pozita ku gjithmonë duke luftuar për pozitat e para ka bërë që Llapi të mbizotërojë me shikueshmërinë më të madhe në Superligë. Por do t’ju garantojë se kryesia e klubit gjithmonë do të luftojë për trofe dhe për ta ngritur futbollin llapjan në nivelin më të lartë, duke u renditur në skuadrat më serioze në elitë që nga rikthimi në Superligë, ku edhe duke aplikuar një futboll cilësor, duke e zgjuar interesimin e publikut dhe adhuruesve të futbollit”.

A është edicion i suksesshëm, nëse përfundoni në vend të tretë? “Nuk jam i kënaqur me pozitën që do të mbesim sepse kemi merituar më shumë, por ky është futbolli por duke e parë ngritjen e skuadrës dhe organizimin e klubit dhe kushtet e infrastrukturës sportive, që janë duke u ngritur dhe avancuar në nivel evropian. Jam i kënaqur, por sot o nesër Llapi do të arrin objektivin që ka që të stoliset me trofe”, tha Batatina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat