Spalletti për ndeshjen me Sassuolon: Është një ndeshje gjysmëfinale për ne!

Futboll

Spalletti për ndeshjen me Sassuolon: Është një ndeshje gjysmëfinale për ne!

Më: 11 maj 2018 Në ora: 19:20
Luciano Spallett

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, e ka cilësuar përballjen e skuadrës së tij me Sassuolon si një ndeshje gjysmëfinale.

Inter në ‘San Siro’ në kuadër të xhiros së 37-të të shtunën takohet me Sassuolon.

Me fitore, Interi mbetet në garë për Ligën e Kampionëve, ku në xhiron e fundit takohet me Lazion, rival direkt për pozitën e katërt.

“Është sikur një gjysmëfinale për ne”, ka deklaruar Spalletti për ndeshjen Inter – Sassuolo.

“Ka qenë sezon i gjatë dhe tash kemi një gjysmëfinale që mund të na vë drejt një finale ndaj Lazios”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat