Dënohet Arsenali

Futboll

Dënohet Arsenali

Më: 11 maj 2018 Në ora: 21:41
Ilustrim

Federata e Futbollit të Anglisë ka dënuar Arsenalin pas reagimeve që ata patën kur gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti në vikend në Premier Ligë.

Arsenali është dënuar për shkak të reagimeve që Topxhinjtë bën kundër gjyqtarit Graham Scot pasi Henrikh Mkhitaryan shkaktoi ndërhyrje të palejueshme kundër Leicester Cityit.

Në kohën e akordimit të penalltisë, rezultati ishte 1-1 pasi Pierre – Emerick Aubameyant i ktheu Arsenalin në lojë.

“Arsenal është dënuar pasi që ka dështuar që të kontrollojë sjelljen e lojtarëve të vet sipas rregullave”, thuhet në një deklaratë të Federatës Angleze.

“Incidenti ka ndodhur në minutën e 75’të të mërkurën në ndeshjen kundër Leicester City. Arsenal ka kohë deri të mërkurën në ora 6 pasditë që ti përgjigjet këtij dënimi”.

Topxhinjtë do të luajnë këtë të dielë ndeshjen e fundit kundër Huddersfield Toën, e cila do të jetë e fundit në klub pas 22 viteve në krye të Ëengerit në këtë skuadër.

Arsenali është në pozitën e gjashtë në tabelë dhe ka siguruar një vend në Europa Ligë për vitin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat