Messi punon, që Dembele të shkëlqej

Futboll

Messi punon, që Dembele të shkëlqej

Më: 12 maj 2018 Në ora: 09:43
Lionel Messi dhe Dembele

Kohëve të fundit kemi parë një Dembele shumë më ndryshe se herëve të tjera, ai nuk frikësohet dhe është duke shkuar drejt formës më të mirë të tij.

Të gjithë e dimë se çfarë potenciali të madh ka Dembele, dhe kjo është arsyeja edhe pse drejtuesit e Barcelonës kanë paguar më shumë se 100 milionë euro për të.

Ai pritet që të qëndroj në Barcelonë edhe për më shumë vite, pra ai pritet të jetë e ardhmja e Barcelonës.

Kështu, El Pais ka raportuar se Messi ka punuar për javë me Aspiazu i cili është trajner asistues, për të përshtatur lojën e tij me lëvizjet e Dembeles.

Messi njihet si lojtar i cili punon shumë që të rinjtë të përshtatën sa më mirë te Barcelona dhe të bëhen yje botërore dhe këtë më së miri e ka dëshmuar me brazilianin Neymar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat