Icardi nuk ftohet te Argjentina pasi nuk pëlqehet nga Messi

Futboll

Icardi nuk ftohet te Argjentina pasi nuk pëlqehet nga Messi

Më: 12 maj 2018 Në ora: 13:03
Mauro Icardi dhe Lionel Messi

Mauro Icardi duhet të jetë i pashitshëm, ky është mendimi i Hernan Crespos tek Gazzetta dello Sport.

Ai ka folur ne faqet e Gazzettes për kapitenin e Interit dhe situatën e grumbullimit te tij tek Argjentina.

Ai rreth shitjes së Icardit dha disa fjalë tepër bindëse dhe nuk do të lejonte që kurrë të ndodhte largimi i tij nga Interi.

 “Kurrë dhe kurrë. Çfarë sinjali do te jepte Interi nëse do te shiste lojtarin qe e përfaqëson me shumë, më të mirin që ka, kapitenin e skuadrës? Unë nuk njoh skuadra që forcohen duke shitur lojtarin më të mirë që kanë. E rëndësishme është qe përreth tij te ndërtohet një grup i tërë,” deklaroi Crespo.

Ndërsa për arsyeje se pse nuk do të ftohet Icardi për Botëroin ai deklaroi se ndikon miqësia me Messin për këtë gjë dhe Icardi nuk është mik me Messin për atë arsye ka mundësi të mos ftohet.

“Do ju them një sekret. Më duket se Icardi nuk është mik i Messit, po? Apo e kam gabim? Kombëtarja, e dashura ime kombëtare, tashmë është e ndërtuar nga një rreth magjik, me kuptoni? Icardi nuk hyn në këtë rreth magjik dhe kështu, për fat  të keq, nuk do të shkojë në Botërorin e Rusisë. Ne perceptimin tim, ky është një gabim shumë i madh. Për një sulmues si ai ne kemi shumë nevojë. Por e ka në dorë Sampaoli, bashkë me Messin..” përfundoi Crespo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat