Inter – Sassuolo, formacionet e mundshme

Futboll

Inter – Sassuolo, formacionet e mundshme

Më: 12 maj 2018 Në ora: 14:26
Inter - Sassuolo

Inter - Sassuolo do jetë si një gjysmëfinale.

Shumë njerëz tashmë po mendojnë për ndeshjen në Olimpiko të javës ardhshme, mirëpo gjithçka do shkonte huq në qoftë se Interi nuk fiton sonte kundër Sassuolos.

Në njërën anë ëndrrat për një goleadë (me një fitore prej të paktën gjashtë golave në epërsi dhe në qoftë se Lazio nuk korr sukses në përballjen e tyre kundër Crotones, atëherë zikaltërve do i përshtateshin dy rezultate prej tre të mundshmëve në ndeshjen e fundit), skuadra e Spallettit duhet të mendojë së pari për marrjen e tri pikëve. Pastaj, dhe vetëm pastaj, mund të përgatitet ndeshja kundër Lazios. Për një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve.

Formacionet e mundshme janë këto:

INTER (4-2-3-1): Handanovic; Cancelo, Ranocchia, Skriniar, D’Ambrosio; Borja Valero, Brozovic; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi.

SASSUOLO (3-5-2): Consigli; Lemos, Acerbi, Dell’Orco; Adjapong, Mazzitelli, Sensi, Missiroli, Rogerio; Berardi, Politano

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat