Befason Ibrahimovic : “Një botëror pa mua nuk vlen të shikohet...”

Futboll

Befason Ibrahimovic : “Një botëror pa mua nuk vlen të shikohet...”

Më: 12 maj 2018 Në ora: 14:39
Ibrahimovic

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar pas “Euro 2016”, do të jetë në Kupën e Botës së Rusisë, këtë verë, edhe pse jo me ekipin suedez, por nga dora e një marke të njohur tregtare, për të cilën ai do të startojë një fushatë reklamuese.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Juventusit, Milanit, Interit dhe Manchester United, tani pjesë e Los Angeles Galaxy (MLS), kishte nisur javët e fundit disa mesazhe, që mund të nënkuptonin rikthimin në kombëtaren e tij skandinave, e cila fitoi e biletën për “Rusia 2018” pas eliminimit të Italisë në “play-off”.

Megjithatë, në fund të prillit, Federata Suedeze e Futbollit konfirmoi se tërheqja e Ibrës nga kombëtarja vazhdon të jetë “aktuale”, kështu që lojtari nuk do të përfshihet në listën e ekipit suedez.

Por, së fundi, këtë javë, Ibrahimovic dhe marka e kartave bankare “American Visa” kanë konfirmuar se sulmuesi do të shkojë në “Rusia 2018”.

Natyrisht, jo si futbollist, por si imazhi i kësaj kompanie, duke qenë pikë rëferimi në fushatën reklasmuese, për të nxitur përdorimin e pagesave elektronike nga tifozët e këtij turneu. Lojtari e bëri këtë gjë publike përmes një videoje kurioze, të botuar në profilet e tij të rrjeteve sociale, ku simulohet një konferencë shtypi. Aty, Ibra njoftoi se do ta ndiqte Kupën e Botës vetë. “Një botëror pa mua nuk vlen të shihet”, – njoftoi ai në video interesante komerciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat