Gjithçka çka ndodhi në javën e fundit në Bundesligën gjermane

Futboll

Gjithçka çka ndodhi në javën e fundit në Bundesligën gjermane

Më: 12 maj 2018 Në ora: 20:25
Ilustrim

Një javë e fundit e mrekullueshme në kampionatin gjerman. Gola pa fund, spektakël dhe emocione deri në sekondën e fundit.

Si pasojë, kanë ndodhur shumë gjëra, shumë pyetjeve u është dhënë një përgjigje dhe rezultatet janë befasuese. Në fillim duhet thënë se Bayern u shkatërrua brenda në Allianz Arena nga Stuttgart me rezultatin 4-1. Heynckes kishte futur në fushë thuajse të gjithë titullarët, por mesa duket të pamotivuar ndaj një Stuttgart që nuk luante për asgjë.

HSV Hamburg, ekipi që nuk e kishte provuar ndonjëherë shijen e kategorisë së dytë, më në fund do ta provojë veten në Bundesliga 2 sezonin e ardhshëm. Megjithëse fitoi ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach, nuk mjaftoi për të siguruar një vend play-off pasi Wolfsburg ka mposhtur FC Koln. Kishte vite që Hamburg i vërtitej rënies, dhe tani duhet të përballet me realitetin se nuk mund të krenohet më me faktin se nuk ka rënë ndonjëherë në kategorinë e dytë. Teksa kishin mbetur edhe dy minuta lojë, tifozët e Hamburg nuk e kanë kontrolluar veten dhe kanë djegur stadiumin duke detyruar forcat e shumta policore të futen në fushë për rreth 15 minuta derisa situata të qetësohej.

Ndërkohë Borussia Dortmund duhet ta konsiderojë veten me fat pasi, megjithëse humbi 3-1 ndaj Hoffenheim, ka siguruar një vend mes katër më të mirëve duke u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm. Ekipi që doli humbës nga kjo situatë ishte Leverkusen, që megjithëse fitoi 3-2 ndaj Hannover, për shkak të golavarazhit është renditur vetëm në vendin e pesët. Vetëm një gol i duhej Aspirinave për të siguruar kualifikimin në Champions, por në fund pësuan një gol që u shoi shpresat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat