Premier League, dy shokë ekipi janë në garë për të njëjtin çmim…

Futboll

Premier League, dy shokë ekipi janë në garë për të njëjtin çmim…

Më: 12 maj 2018 Në ora: 21:32
Sane dhe De Bryne

Kevin De Bruyne dhe Leroy Sane do të kenë një arsye shtesë për të dhënë maksimumin në ndeshjen kundër Southampton, të dielën, e fundit për Manchester City në Premier League. Ata garojnë për herë të parë për trofeun që do t’i jepet lojtarit që ka dhënë më shumë asiste në kampionatin anglez.

Me tre asistet e dhëna në fitoren 3-1, që City arriti ndaj Brighton, ditën e mërkurë, Sane arriti De Bryune në krye të klasifikimit të kësaj kategorie me nga 15 asiste (pasime për gol) secili, kur mbeten edhe 90 minuta lojë.

“Këpuca e Artë” – Ndërkohë, Harry Kane i Tottenham ka ende një shans të vogël për të arritur Mohamed Salah të Liverpool. Kane ka shënuar 28 gola në Premier League, pasi realizoi edhe në ndeshjen e fundit të fituar 1-0 ndaj Newcastle, ndërsa Salah ka shënuar tre gola më shumë. Sulmuesi i Tottenham ka shpresa për ndeshjen kundër Leicester, pasi ai ka shënuar nga tre gola në dy javët e fundit të sezoneve të fundit.

“Doreza e Artë” – Nga ana tjetër është e sigurt se David de Gea do të fitojë “dorezën e artë”, pasi në ndeshjen ndaj West Ham portieri i Manchester United nuk pësoi sërish gol, për ndeshjen e 18-të në këtë kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat