“Krahu i djathtë” i Mourinho-s largohet në fund të sezonit

Futboll

“Krahu i djathtë” i Mourinho-s largohet në fund të sezonit

Më: 12 maj 2018 Në ora: 21:33
Jose Mourinho dhe Rui Faria

Rui Faria do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit.

Ai ka qenë asistenti dhe krahu i djathtë e Jose Mourinho-s gjatë dy viteve të fundit, dhe ka 17 vite që punon ngushtë me portugezin.

“Pas periudhe të gjatë reflektimi, dhe me një zemër të rënduar, kam vendosur t’i jap fund kohës sime tek United. Ka ardhur koha të nis një kapitull të ri.

“Kam kaluar 17 vite të paharrueshme me Jose Mourinho-n. Por mendoj se ka ardhur koha të kalojë më shumë momente me familjen time përpara se të nis një sfidë të re në karrierën timem,” shprehet Faria.

“Gjithashtu dua të falënderoj Manchester United dhe të gjithë klubet ku kam pasur privilegjin të punoj gjatë kësaj periudhe.

“Ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen.”

Ndërsa Jose Mourinho është shprehur: “17 vite…në Leiria, Porto, Londër, Milan, Madrid, Londër përsëri dhe Manchester. Stërvitje, ndeshje, studime, momente të bukura dhe gjithashtu disa lot gëzimi.

“17 vite dhe djaloshi tani është një burrë. Studenti inteligjent tani është një ekspert futbolli gati për një karrierë të suksesshme si trajner.

“Do të më marrë malli për mikun tim dhe kjo është gjëja më e rëndë për mua, por lumturua e tij është më e rëndësishme, pasi e di që do të jemi gjithmonë së bashku. Qofsh i lumtur, vëlla!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat