Interi ia minimizon gjasat vetës për Ligën e Kampionëve

Futboll

Interi ia minimizon gjasat vetës për Ligën e Kampionëve

Më: 12 maj 2018 Në ora: 22:53
Foto nga ndeshja

Inter ka pësuar humbje befasuese në ‘San Siro’ duke u mposhtur 1:2 nga skuadra e Sassuolos.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 37-të, e që ishte shumë e rëndësishme për Interin, u fitua nga mysafirët e Sassuolos.

Derisa Inter po sulmonte, ishte Sassuolo që gjeti golin në pjesën e parë, me Politano që shënoi nga gjuajtja e lirë.

Në pjesën e dytë, Sassuolo e gjeti sërish golin përmes Berardit që shënoi një gol të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë

Pas shumë rasteve të shpërdoruara, Inter arriti të ngushtonte epërsinë në minutën e 80’ me Rafinhan.

Kjo ishte krejt çka bëri Interi, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.

Kjo humbje ia minimizon gjasat Interit për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat