Aubameyang shpërblehet 15 mln euro për besnikëri, por nuk është vetëm

Futboll

Aubameyang shpërblehet 15 mln euro për besnikëri, por nuk është vetëm

Më: 13 maj 2018 Në ora: 06:40
Aubameyang dhe Kolasinac

Domosdoshmëria për të nënshkruar me disa lojtarë që mund t’i shërbejnë një projekti teknik, apo për të qetësuar tifozët, shtyn klubet të përfshijnë në kontratat e futbollistëve “bonuse” të çmendur për t’i bindur ata dhe në Premier League, veçanërisht në vitin e fundit, nuk janë të pakta rastet e tilla: nga Aubameyang te Salah, duke kaluar nga Alexis Sanchez, Van Dijk dhe Morata.

Një shembull i qartë është mënyra si United e bindi kilianit të refuzonte City-in dhe të transferohej në “Old Trafford”atij, në fakt, i janë garantuar 20 milionë euro në sezon, plus 75.000terlina për çdo ndeshje si titullar dhe 1 milion sterlina më shumë në vit pas nënshkrimit të kontratës (njëfarë klauzolë besnikërie).

Më tej, “Nino Maravilla” do të përfitojë 2 milionë sterlina nëse arrin të realizojë 40 gola dhe asiste në total në një sezon dhe do të marrë shpërblime ekstra në rast të fitoreve të skuadrës. Nëse United do të fitonte Champions League, ai do të përfitonte 1 milionë sterlina, ndërsa “vetëm” 500.000 për Europa League.

Por United nuk ka qenë klubi i vetëm që ka bërë një lëvizje të tillë, të dëshpëruar. Situata e vështirë e Arsenal ka shtyrë trajnerin Ëenger të bënte një blerje të rëndësishme dhe i përzgjedhuri ka qenë Aubameyang. Ish-sulmuesi i Dortmund ka nënshkruar një kontratë prej 18 ilionë sterlina në vit, por këtyre i duhen shtuar 15 milionë euro që ai do të marrë me katër këste deri në fundin e kontratës në 2021-in.

300.000 sterlina do të përfundojnë në xhepat e tij në rast se arrin 25 gola dhe asiste baë dhe 50.000 për çdo ndeshje të fituar në Premier, në të cilën ai është titullar. Nëse Arsenal do të ishte kualifikuar në Champions, sulmuesi do të kishte përfituar 2.26 milionë sterlina të tjera.

Edhe Liverpool përfshin shpërblime të majme në kontratat e lojtarëve të tij: Virgil van Dijk është marrë për 80 milionë euro nga Southampton për të përmirësuar mbrojtjen. Mbrojtësi holandez ka një klauzolë që përfshin një shpërblim prej 375.000 sterlinash, nëse porta e Liverpool do të mbetet e paprekur për 18 ndeshje.

500.000 nëse numri i këtyre ndeshjeve shkon në 20.000 dhe 750.000 nëse do të arrinin në 22. Shifra e këtij viti ka qenë 250.000, por ndeshjet pa pësuar gol kanë qenë vetëm tetë.

Për sa i takon Chelsea, Alvaro Morata fiton 10 milionë euro në sezon, të cilëve i duhen shtuar edhe 830.000, sepse ka luajtur gjysmën e ndeshjeve si titullar. 880.000 të tjera do të vinin nëse ai do të realizojë 25 gola në një sezon me klubin anglez. Më pas janë më shumë se 5 milionë sterlinat që ka përfituar menaxheri i tij, Juanam Lopez.

Everton ka fituar 10 milionë sterlina falë sezonit të mirë të Lukaku-t me Manchester United, duke parë se sulmuesi belg ka shënuar 26 gola në këtë sezon, por 23 mjaftonin për të arritur objektivin e klubit nga Liverpul. Everton do të përfitojë 5 milionë sterlina të tjera nëse sulmuesi do të rinovojë kontratën deri në 2022-in ose nëse do të shitet para skadencës së kontratës aktuale.

Ndërkohë, llogaria bankare e sulmuesit do të rritej me 4,5 milionë sterlina, nëse ai do të arrinte në 50 gola dhe asiste bashkë, por këtë vit nuk ka ndodhur. Bonusi i besnikërisë është 2,4 milionë sterlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat