Klopp nuk dështon në transferime

Futboll

Klopp nuk dështon në transferime

Më: 13 maj 2018 Në ora: 09:06
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp nuk është “djegur” me asnjë blerje këtë edicion.

Ky fakt madje po llogaritet si çelësi i suksesit që Liverpoolin e ka dërguar deri në finalen e Ligës së Kampionëve. Blerja e Salah dhe Van Dijk padyshim që kanë qenë kyçe në sukseset e Reds.

Por, që nga janari Klopp konfirmoi se nuk ka gabuar as me blerjen e portierit të lirë dhe të mirë, Loris Karius. Kështu së paku e quajnë mediat angleze.

“I mirë, i lirë, i bukur” janë tri frazat që jipen për portierin gjerman. Karius, portieri që u ble vetëm 7 milionë euro nga Mainz arriti që me paraqitje të mira t’i zë vendin portierit të parë të Liverpoolit, Simon Mignolet.

Karius vlerësohet për pritjet e jashtëzakonshme, për lojën e bukur me këmbë dhe daljet e duhura në zonë.

Karius është portieri që e ka mbajtur më së shumti rrjetën e paprekur këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat