Liverpooli i premton Salahut se do ta shesë në Real Madrid, por me një kusht

Futboll

Liverpooli i premton Salahut se do ta shesë në Real Madrid, por me një kusht

Më: 13 maj 2018 Në ora: 09:17
Mohamed Salah

Liverpooli i ka bërë një premtim të madh yllit të skuadrës, Mohamed Salahut, i cili është sensacioni i vitit në Premierligë, sipas Don Balon.

Mediumi spanjoll pohon se Liverpooli i ka premtuar Mohamed Salahut se do ta shesë në Real Madrid këtë verë, nëse ai i ndihmon klubit ta fitojë Ligën e Kampionëve më 26 maj pikërisht kundër gjigantit spanjoll.

Anësori egjiptian është joshur nga Madridi dhe dëshiron të largohet nga Premierliga në drejtim të La Ligës pas këtij sezoni.

Duke e kuptuar këtë dhe duke dashur që ai të jetë i përqendruar në finalen e Ligës së Kampionëve, Liverpooli i ka premtuar se do t’ia bëjë realitet kalimin në Real, nëse shpallen kampionë të garës më prestigjioze evropiane për klube në Kiev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat