Nesta trajner, merr drejtimin e klubit italian

Futboll

Nesta trajner, merr drejtimin e klubit italian

Më: 13 maj 2018 Në ora: 09:45
Alesandro Nesta

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Ish-mbrojtësi i Milanit, Alesandro Nesta, është shumë pranë zyrtarizimit si trajneri i Peruxhias në Serinë A.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat konfirmojnë se mungon vetëm firma, që Nesta të marr drejtimin e Peruxhias.

Klubi italian ka shkarkuar sot trajnerin Breda pas barazimit ndaj Novarës dhe pritet ti besoj “timonin” e skuadrës 42-vjeçarit. Nesta e ndoqi ndeshjen e sotme nga tribuna, ndërsa në ditët e ardhshme pritet të vij edhe zyrtarizimi.

Në të kaluarën ish-mbrojtësi ka drejtuar skuadrën e Miamit, ndërsa do të rikthehet në Itali kësaj here si trajner. Skuadra e Periuxhias është duke luftuar për një vend në zonën play-off, ndërsa aktualisht ndodhet në vendin e 8-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat